Të enjten në orën 10:15 dhe në orën 15:20 pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë kanë arrestuar një të mitur nga Tetova dhe B.A. (18) Sellca e Tetovës të cilët dyshohet se më datë 19 të këtij muaji rreth mesditës pranë Qendrës Sportive në Tetovë kanë sulmuar fizikisht personin M.M. 27-vjeç me qëllim të marrjes së parave. Të dy janë mbajt në Stacionin Policor të Tetovës, rasti është pastruar plotësisht dhe kundër tyre do të pasojnë parashtresat përkatëse.