Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga siguron se me Ligjin për amnisti nuk do të falen veprat që kanë të bëjnë me krimet seksuale dhe veprat për korrupsion nga personat e zgjedhur dhe emëruar.

“Përsëritet ligji i vitit 2018, por nuk do të falen ato vepra penale që kanë të bëjnë me krimet seksuale dhe krimet në familje, po ashtu nuk do të falet asnjë vepër e cila ka të bëjë me korrupsionin dhe me personat e zgjedhur dhe emëruar nga institucionet”, theksoi Lloga.

Ministri Lloga tha se nuk duhet të bëhen kalkulime politike me ligjin në fjalë, pasi kushtet në burgje janë shumë të vështira.

“Do t’u dhurohet gjithë deputetëve nga një album me fotografi dhe kushtet në burgun e Idrizovës, po ashtu do t’u dhurohet nga një pasqyrë, për të parë veten e tyre përball këtyre kushteve”, tha Lloga.