Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se të hënën ka zhvilluar një takim në New York, me këshilltarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Derek Chollet, dhe me të dërguarin e Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në deklaratën e tij, Lajçak ka theksuar se ky takim ishte një takim miqësor dhe konsultim mes miqve të mirë, ndërsa shprehu gëzimin e tij që ka pasur mundësinë të diskutojë për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, ai ka deklaruar se ndajnë të njëjtin mendim rreth situatës në Ballkanin Perëndimor.

“Kishim darkë mes miqsh të mirë në Nju Jork me Derek Chollet dhe DAS Escobar. Gjithmonë është e dobishme të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin mendim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara,” ka shkruar Lajçak në një postim në një platformën X, e njohur më parë si Twitter.
https://twitter.com/intent/follow?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1703967030196514946%7Ctwgr%5E2f28adaf7adc83a2a706ff9a9709c0912852108b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dukagjini.com%2Flajcak-pas-takimit-me-chollet-dhe-escobar-ndajme-te-njejtin-mendim-per-ballkanin-perendimor%2F&screen_name=MiroslavLajcak