Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska ka theksuar se VMRO-DPMNE po shkon drejt shpërbërjes dhe se Mickoski është kopje e Gruevskit.
“VMRO-DPMNE po shpërbëhet. Natyrisht, problemet brendapartiake në Shtëpinë e Bardhë dhe kampusin anti-BE janë të mëdha. Publiku është dëshmitar se edhe një herë përçarjet e brendshme, grindjet dhe përçarjet në OBRM-PDUKM, të cilat po kulmojnë këto ditë, Mickoski mundohet t’ia hedh fajin LSDM-së”, tha në konferencën e sotme për media, zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.