Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut – Bujar Osmani i është përgjigjur Izet Mexhitit pas akuzave se gjoja ka takuar Nikolla Gruevskin në Budapest për të diskutuar për ndryshimet në Kodin Penal.

Mexhiti e ka pyetur Osmanin se “a ishte në vizitë zyrtare apo private kur takoi Nikolla Gruevskin në Budapest”?

Por Osmani menjëherë i është përgjigjur Mexhitit.

Njëherê thanë e ka takuar Ali Ahmeti, pastaj thanë – jo, e ka takuar Artan Grubi, tash unë e paskam takuar! Ndoshta me të katërtën ia qëllojnë!”, ka shkruar Bujar Osmani.

Ditë më parë kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrevski akuzoi zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë Artan Grubi po për të njëjtën gjë dhe në të njëjtin stil. Pretendimet e Dimitrevskit i demantojë vet Nikolla Gruevski.