Efektivët e policisë SPB-Tetovë, dje (27-shtator) rreth orës 18:50, në rrugën Kiro Ristevski në Tetovë, kanë privuar nga liria 37-vjeçarin G.S. nga Tetova për shkak të dyshimit se rreth orës 14:00 në rrugën Jane Sandanski në Tetovë ka kryer një vjedhje në veturën Fiat Dablo. Tek ai është gjetur dhe marrë një mjet personal, i cili më pas i është kthyer pronarit Sh.A.(45) nga Tetova. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do t’i përgaditet kallëzim përkatës. TS