Dje (24-shtator) në orën 17:50, në Bërvenicë të Tetovës, efektivët e policisë të SPB-Tetovës kanë privuar nga liria personin D.K. 47-vjeç nga ky fshat, i cili u raportua nga 35-vjeçari B.M. nga Çellopeku i Tetovës, i puësuar në një ndërmarje, se ai po vepronte në mënyrë agresive ndaj tij dhe e kishte kërcënuar me jetë atë. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të çështjes.TS