Zyrtarët e policisë të Tetovës, dje (18-shtator) rreth orës 17:30 në Siniçan të Tetovës, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar 56-vjeçarin S.E nga ky fshat, i dënuar me një vit burg për veprën penale “”përpunim i paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim të armëve ose materieve shpërthyese””. Menjëherë pas arrestimit, i njëjti është dorëzuar Institucionit Penal Korrektues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit. TS