Dje (21-shtator) në orën 10:15 dhe në orën 15:20 pjestarët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur nga Tetova dhe B.A. (18) Sellca e Tetovës të cilët dyshohet se më datë 19 të këtij muaji rreth mesditës pranë Qendrës Sportive në Tetovë kanë sulmuar fizikishtë personin M.M. 27-vjeç me qëllim të marrjes së parave. Të dy janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës, rasti është pastruar plotësisht dhe kundër tyre do të pasojnë parashtresat përkatëse.TS