Mbrëmë (25-shtator), dhjetë minuta pas mesnatës, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën “”Sedek Kostovski”” në Gostivar, një veturë “ford fokus” me shenja regjistrimi të Gostivarit të drejtuar nga 22-vjeçari M.O. nga fshati Duf i Gostivarit ka dalë nga rruga. Në aksident, M.O ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm Ferid Murad në Gostivar. Në vendin e aksidentit, inspektiomin e ka kryer një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar.TS