QKQ: Komunat kanë shpenzuar 770 mijë euro për spërkatje kundër mushkonjave

Për spërkatje kundër mushkonjave, komunat këtë vit kanë paguar 770 mijë euro. Tenderë për përballjen me mushkonjat kanë apsur 39 komuna dhe një rajon planor me 9 komuna. Kjo, siç cekin nga Qendra për komunikime qytetare, duke iu referuar analizës së bërë në bazë të të dhënave të të gjitha marrëveshjeve për furnizim publik për mushkonja, do të thotë se gjithsej 48 komuna këtë vit kanë ndërmarrë masa për asgjësimin e mushkonjave.


Sipas analizës së QKQ-së, 35 komuna kanë psur tenderë për a.q. spërkatje terestike, përkatësisht spërkatje nga toka, ndërsa gjashtë komuna kanë pasur tenderë për a.q. trajtim me aeroplan. Shtatë komuna kanë pasur spërkatje edhe tokësore edhe ajrore.

Marrëveshje më të madhe për asgjësim të mushkonjave, siç thuhet në analizë, ka Qyteti i Shkupit, i cili vitin e kalaur për trajtim dyvjeçar kundër mushkonjave nga ajri dhe nga toka, ka paguar gjysmë milioni euro.

Në analizë është cekur se nga komunat e tjera, më shumë para për asgjësim të mushkonjave kanë paguar ata të cilët kanë paguar shërbim për spërkatje ajrore dhe atë Velesi, Kavadari, Koçani, Kumanova dhe Shtipi.

Nga gjithsej 13 marrëvehsje për furnizim publik për spërkatje ajrore, 11 tenderë ka marrë ndërmarrja e Kumanovës Bonier, prëderisa dy të tjerat, mes tyre edhe më me vlerë, ajo e Shkupit, i ka marrë Aeroklubi Shkup.

Tek marrëveshjet për asgjësim të mushkonjave nga toka, epërson ndërmarrja e Kavadarit Lisa-Kom MS, me 9 marëveshje. Në vijim është Qendra për shëndet publik Shkup me 7 marrëveshje.

“Çmimet që i paguajnë komunat për këtë shërbim janë shumë të ndryshme dhe varen nga ajo nëse spërkatja është nga ajri apo nga toka, nga sipërfaqja e prëfshirë, por edhe nga numri i trajtimeve sepse shumë komuna parashohin nga disa trajtime gjatë vitit. E tërë kjo e vështirëson edhe krahasimin e çmimeve. Sido që të jetë, më së liri për një hektar spërkatje paguan Qyteti i Shkupit, vetëm nga 11 denarë për hektar spërkatje nga toka”, thonë nga Qendra për komunikime qytetare.

Spërkatjet ajrore kushtojnë nga 216 denarë për hektar, sa paguan Qyteti i Shkupit, deri 2.230 denarë për hektar sa ka paguar Karbinci.