Zyrtare: Hazard largohet nga Real Madridi

Eden Hazard do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij edicioni.


Real Madrid CF dhe Eden Hazard kanë arritur një marrëveshje ku lojtari do të lirohet nga klubi më 30 qershor 2023, ka njoftuar klubi madrilen përmes një komunikate për media.

Eden Hazard ka qenë pjesë e klubit të Real Madridit për katër sezone, në të cilat ka fituar 8 tituj: 1 Kupë Evropiane, 1 Kupën e Botës për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 Liga, 1 Kupën e Mbretit dhe 2 Superkupa Spanjolle.

Megjithatë, e gjithë aventura e tij në Spanjë u përshkua me lëndime të njëpasnjëshme dhe belgu asnjëherë nuk e arriti formën që e kishte sa ishte pjesë e Chelseat.