Sulm me thikë në Francë, fëmijët në mesin e të plagosurve

11:47 – Ministri i brendshëm francez deklarohet për sulmin


Disa persona u plagosën gjatë sulmit me thikë në një shesh në qytetin Annecy.

Ministri i brendshëm francez Gérald Darmanin ka shkruar në Twitter se në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë, transmeton Klankosova.tv

Ai shtoi se i dyshuari është arrestuar “falë ndërhyrjes shumë të shpejtë të policisë”.

11:35 – Sulm me thikë në Francë, fëmijët në mesin e të plagosurve

Disa persona raportohet se janë plagosur pas një sulmi me thikë në Annecy të Francës juglindore.

Agjencia e lajmeve AFP raporton se gjashtë fëmijë janë lënduar dhe i dyshuari, një burrë, është arrestuar, transmeton Klankosova.tv.