Suedi/ Për herë të parë mbahet kampionat i seksit, detaje për të interesuarit

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport dhe gjithashtu do të organizojë Kampionatin Europian të Seksit për herë të parë në Goteborg më 8 qershor.


Kampionati Europian i Seksit do të fillojë më 8 qershor dhe do të vijojë për gjashtë javë ku pjesëmarrësit do të angazhohen në aktivitete seksuale nga 45 minuta deri në 1 orë çdo ditë.

Sipas raporteve, pjesëmarrësit do të vlerësohen në 16 disiplina, përfshirë seksin oral, joshjen, penetrimin, qëndrueshmërinë, numrin e orgazmave, njohuritë për seksin, kiminë dhe komunikimin në çift, pamjen e jashtme etj. Në përputhje me këto aspekte, ata do të marrin nga 5 deri në 10 pikë.

Pjesëmarrësit pritet të njohin mirë kamasutrën dhe do t’u jepen pikë shtesë.

Me fjalë të tjera, ashtu si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara në seks kërkon stërvitje. Prandaj, njerëzit mesa duket duhet të fillojnë të konkurrojnë edhe në këtë fushë…