Spitali modular Tetovë/ Florim Besimi dhe Artan Etemi dënohen me 3 vite burg me kusht

Ka përfunduar gjykimi për Spitalin Modular të Tetovës, ndërkohë që Florim Besimi dhe Artan Etemi janë dënuar me 3 vite burg me kusht informon Tetovasot.


Gjykata Themelore dënoi me 1.6 vjet burg të lartëpërmendurit nëse e përsërisin veprën ndërsa në të kundërtën nëse nuk e përseritin të njëjtën atëherë dënohen me 3 vjet burg me kusht.
Dy drejtorët janë dënuar për mos vendosjene e aparateve kundër zjarrit.

Në Gjykatën Themelore në Tetovë me këtë rast ka përfunduar gjykimi dhe fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe të mbrojtjes së të akuzuarve lidhur me zjarrin në spitalin modular që ndodhi në shtator të vitit 2021, kur humbën jetën 14 persona informon Tetovasot.

Ish-drejtorët, Florin Besimi dhe Artan Etemi, akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Spitali klinik si person juridik akuzohet për dy vepra, së pari për “shkaktim rreziku publik” dhe “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Në fillim të gjykimit ata theksuan se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë. Gjyqi filloi në dhjetor
2022.TS