Shkëmbim zjarri pranë kufirit Izrael-Egjipt, vriten 3 izraelitë

Tre ushtarë izraelitë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga një person i armatosur pranë kufirit me Egjiptin, sipas një njoftimi të ushtrisë.


“Sot në mëngjes ka ndodhur një incident në zonën e Brigadës Rajonale të Paranit. Dy ushtarë të Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF), një burrë dhe një grua, u vranë nga të shtënat me armë zjarri pranë kufirit me Egjiptin,” thuhet në një deklaratë të forcave të armatosura izraelite.