Shefi i OKB-së: Të paktën 16,000 njerëz mbetën pa shtëpi pas shkatërrimit të digës në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, tha se mijëra njerëz kanë humbur tashmë shtëpitë e tyre dhe uji i pijshëm u rrezikua për “mijëra të tjerë” për shkak të shkatërrimit të digës në Ukrainë

“Një gjë është e qartë: kjo është një tjetër pasojë shkatërruese e pushtimit rus të Ukrainës”, tha ai.

“Sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturës kritike civile duhet të ndalen. Ne duhet të veprojmë për të garantuar llogaridhënien dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar”, u tha Guterres.

“Mbi të gjitha, apeloj për një paqe të drejtë, në përputhje me Kartën e OKB-së , ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme”, përfundoi ai.

Mijëra njerëz tashmë raportohet se janë evakuuar, ndërsa qytetet në rrjedhën e poshtme janë përmbytur me ujë.