Puthe nusen, shpejt! Momenti kur çifti ukrainas martohen live, dasmën e prishin raketat e Putin (VIDEO)

Një çift ukrainas, i cili u martua në një transmetim live në TV, u detyrua të iknin me shpejtësi për t’u fshehur në një bunker, menjëherë pasi prifti i lejoi të shkëmbenin puthjen e parë pas kurorëzimit.


Kjo pasi, pas ceremonisë së dasmës së tyre, ushtria e Vladimir Putin lëshoi një valë të re raketash mbi Kiev, duke mbjellë terror te pjesëmarrësit në ceremoni.

Në video shihet ushtari i njësisë së mbrojtjes ajrore Oleksandr Tereshchenko që martohet me mjeken e luftës Tetyana Snidanok, me ceremoninë që transmetohet në emisionin televiziv të mëngjesit të kanalit lokal 1+1.

Çifti shkëmbyen betimet dhe vulosën martesën e tyre me një puthje pasionante në kamera përpara se të bënin kërcimin e tyre të parë para prezantuesve dhe stafit teknik në studio.

Por vetëm pak minuta më vonë, çifti u detyrua të strehohej në bunker së bashku me disa banorë të tjerë, pasi tingulli i sirenave ajrore u dëgjua.

Pamjet nga brenda strehës së bombave i tregojnë ata sërish duke buzëqeshur, ndërsa prezantuesja Katya Nesterenko ndau një video të tyre duke u puthur.

“Alarmi i sulmit ajror në Kiev. Dasma. Fshihuni!”, shkroi ajo në Facebook.