Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje kokë më kokë me një tren mallrash.


Rreth 179 njerëz u shtruan në spital pas aksidentit të së premtes në distriktin Balasore të shtetit Odisha, sipas Pradeep Jena, nëpunës i lartë civil i Odisha.

“Afro 50 autoambulanca janë dërguar në vendngjarje, por të lënduarit ka më shumë. Një numër i madh i autobusëve po mobilizohen për t’i dërguar të lënduarit në spital”, shkroi Jena në Twitter.

Kryeministri indian, Narendra Modi ka shprehur shqetësimin me incidentin dhe mendimet e tij janë me familjet e viktimave.

“I shqetësuar me aksidentin e trenit në Odisha. Në këtë orë pikëllimi, mendimet e mia janë me familjet e viktimave. Të plagosurit të shërohen shpejt”, shkroi ai në Twitter.

Ai më tutje deklaroi se operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në vendin e aksidentit dhe po jepet e gjithë ndihma e mundshme për të prekurit.

Coromandel Express, i cili udhëtonte nga Kalkuta drejt Chennait në Indinë jugore, doli nga shinat e trenit.