Nikollovski: Kovaçevski kreativ, Mickoski bashkëpunues, Ahmeti largpamës!

“Mund të ketë shpresë për Maqedoninë, tregoi takimi i liderëve, për habinë e të gjithëve. Tre liderët e partive më të mëdha politike ranë dakord të paktën ‘për diçka’ që është e rëndësishme për vendin, ndonëse vetëm dy prej tyre ishin në atë takim”, shkruan në shkrimin e tij të fundit autorial për Frontline, gazetari dhe analisti politik Ljubisha Nikollovski, përcjell Indeks.mk


Sipas tij, tre partitë kryesore në vend LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI bënë lëshime për hyrë të procesit eurointegrues.

“Të gjithë bënë lëshime. Dhe të mëdhenjtë. Kovaçevski u largua nga froni i pushtetit dhe ofroi ta ndajë atë përgjysmë me VMRO DPMNE-në. Mickoski jo pa kushte, por pranoi nevojën e ndryshimeve kushtetuese, dhe Ahmeti dha dorëheqjen nga pushteti dhe pranoi të ishte jashtë tij vetëm për hir të vazhdimit të rrugës evropiane të vendit! Ndodhi diçka, që deri një ditë më parë ishte e paimagjinueshme. Në një farë mënyre u arrit një lloj bashkimi kombëtar, por jo si etnik, por si shtetndërtim. Sepse të gjitha partitë nga të gjitha bashkësitë etnike investuan me vetëmohim në të”, shkruan Nikollovski.

Sigurisht, shkruan më tej ai, që të gjitha këto janë zgjidhje të përkohshme, deri në zgjedhjet e ardhshme dhe më pas secili shkon në rrugën e vet.

“Por gjithsesi këto mund të jenë vendime reale, në momentin e duhur, edhe nëse zgjati vetëm për një moment. Disa mund t’i kritikojnë, por kjo nuk është gjëja më e rëndësishme tani, gjithmonë do të ketë të pakënaqur. Është e rëndësishme që mazhoranca t’i mbështesë, dhe liderët të vazhdojnë në atë që kanë treguar gatishmëri për të bërë në interes të qytetarëve dhe shtetit maqedonas. Nëse ata arrijnë në takime dhe biseda të mëtejshme për të hekurosur disa dallime që padyshim ekzistojnë ende në disa detaje, atëherë do të mund të thuhet se ata e kanë kapërcyer veten, kanë kapërcyer kotësitë të paktën për një kohë dhe kanë lënë vend për diçka më të madhe”, shkruan mestjerash ai.