Kryeministri rrëzohet nga biçikleta, humb ndjenjat

Kryeministri belg Alexander De Croo ka pësuar një aksident. Sipas mediave vendase thuhet se teksa ishte duke i dhënë biçikletës, kreministri është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat.


Ai u dërgua në spital, por analizat nuk zbuluan pasoja afatgjata nga rrëzimi.

Ngjarja ndodhi të shtunën kur De Croo, 47 vjeç, ishte afër shtëpisë së tij në rajonin e Flanders.sin ndaj tij.

“Fatmirësisht, unë isha me helmetë dhe djali im thirri urgjencën. Sporti është i mirë për shëndetin tuaj. Por ndonjëherë duhet të jeni pak të kujdesshëm,” shtoi ai, teksa më tej falënderoi edhe dashamirësit për mesazhet e tyre.