Klubi i Futbollit “Vëllazërimi ” nga Sllatina kthehet të garojë , zgjedhë edhe kryesinë e re

Është rikthyer të garojë një ndër klubet më të mira ,gjegjësisht Vëllazërimi nga Sllatina shkruan Tetovasot.


Në një mbledhje të mbajtur sonte është zgjedhur kryesia e re.Nazim Limani do jetë kryetar i klubit ndërsa për sekretar është zgjedhur Urim Saliu.
Arkatarë të klubit do jenë Gajur Iljazi dhe Blerim Izairi.

Skuadrën do ta drejtojnë Zemri Idrizi dhe Sejdi Idrizi.

Klubi ka një histori me plot lojtarë cilësorë ndërsa ka garuar edhe në rang më të lartë në të kaluarën.
Vëllazërimi poashtu është përballur para disa vitesh në balotazh edhe me Shkëndijën e Tetovës.

Klubi përbëhet nga lojtarë shumë cilësorë që kanë qenë pjesë e shkollës së futbollit të Shkëndijës,Renovës,Teteksit dhe skuadrave zinxhirë të Vëllazërimit.Tetovasot