Klaus Gjasula do t’i mungojë Shqipërisë në dy ndeshjet e këtij muaji

Klaus Gjasula nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren e Shqipërisë dhe do të mungojë në dy ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”.


Federata Shqiptare të Futbollit (FSHF) bën me dije se futbollisti ka pësuar një dëmtim fizik dhe i është nënshtruar analizave mjekësore në ditët e fundit në bashkëpunim edhe me stafin mjekësor të Kombëtares shqiptare.

Pas daljes së rezultateve dhe konsultave stafi mjekësor ka konkluduar se Gjasula nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë dhe lojtari do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit pranë klubit të Darmstad.
Stafi teknik i “Kuqezinjve” ka komunikuar me mesfushorin dhe i ka uruar atij shërim të shpejtë në mënyrë që ai të rikthehet sa më parë në fushën e lojës.