Kasami: BDI dhe ASH bashkë në zgjedhje

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka deklaruar sonte në Klan Debat se Aleanca për Shqiptarët po përgatit votuesit dhe anëtarësinë e saj, për një koalicion të ardhshëm me BDI-në për zgjedhjet parlamentare. Kjo parti, sipas Kasamit, ka degjeneruar dhe ka zhgënjyer simpatizuesit e saj, duke shpëtuar, sipas tij, BDI-në dhe qeverinë e saj.


“Ata po përgatisin votuesit që eventualisht nesër në zgjedhje të rregullta apo të parakohshme të shkojnë me lista të përbashkëta me BDI-në”, deklaroi mes tjerash Bilall Kasami.