Erdogan: Shpërthimi i digës në Ukrainë të hetohet nga ndërkombëtarët

Presidenti i Turqisë ka propozuar krijimin e një komisioni ndërkombëtar për të hetuar shpërthimin e digës Kakhovka.


Në një telefonatë me presidentin ukrainas, Recep Tayyip Erdogan tha se mund të ndiqet një metodë negocimi e ngjashme me ato të përdorura për marrëveshjet e grurit nëpërmjet Detit të Zi.

Turqia dhe OKB ndërmjetësuan një marrëveshje për eksportin e drithërave nga Ukraina nëpërmjet Detit të Zi për të lehtësuar një krizë globale ushqimore.