Brenda apartamentit nëntë milionësh të Messit në Miami

Lionel Messi do të zhvesndoset në një apartament nëntë milionë dollarë në Miami para se të fillojë karrierën e tij me skuadrën e MLS

Heroi i Argjentinës bleu një apartament në Kullën e Porsche të ndërtuar më 2019, raporton Cadena Ser, kurse tani ai dhe familja e tij do të shkojnë për të jetuar në të. Kulla 60 katëshe ofron një pamje të mahnitshme të plazhit në Miami, i cili nuk është shumë larg nga aty.

Messi konfirmoi vendimin e tij për t’ju bashkuar Inter Miamit këtë javë pasi që u largua nga Paris Saint-Germain në fund të kontratës së tij. 35 vjeçari fillimisht shpresoi që të ribashkohet me Barcelonën, derisa për të ishte të interesuar edhe skuadra Al-Hilal nga Arabia Saudite.

Megjithatë, raporti thotë se Messi gjithmonë e ka pasur synim që të luante në SHBA pasi që ai dëshiron që fëmijët e tij të edukohen në këtë shtet.
Kulla “The Porsche Design” vjen me një ashensor të mahnitshëm për makina, që i lejon banorët e saj që ata ta parkojnë makinën e tyre në apartamentin e tyre.