Beqarja seksi në kërkim të një burri barkmadh, por ka një kusht të vogël?

Një beqare seksi ka zbuluar se është në kërkim të dashurisë dhe i pëlqejnë burrat me bark të madh.

Ajo është Madina Mamadalieva dhe duket se është e prirur për burrat barkmëdhenj, e ky është një lajm i mirë për shumë meshkuj.

Por ajo ka një kërkesë tjetër që jo të gjithëve do iu pëlqejë. Për fat të keq, asaj i pëlqen që bilancet bankare të djemve të jenë në gjendje shumë të mirë.

24-vjeçarja, nga qyteti i Almaty, Kazakistan, kërkon një burrë që mund të financojë stilin e saj të jetesës luksoze.

“Daily Star” shkruan se e reja kërkon që partneri i saj të fitojë më shumë se 40 mijë paund në muaj, në mënyrë që të blejë rroba të shtrenjta, të bëjë pushime të bukura dhe të shkojë në restorante luksoze.

“Do të preferoja që burri im të mos kishte fare “Instagram”. Do doja një burrë me bark të madh dhe të fitojë të paktën 40 mijë paund në muaj. Edhe lloji i të ardhurave është gjithashtu i rëndësishëm për mua. Nëse ka shumë para dhe të paligjshme, nuk më duhen. Dua të fle e qetë gjatë natës. Kjo është gjëja më e vlefshme për mua”, ka thënë influencuesja.