Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri regon në lidhje me lirimin nga burgu para kohe të ish-ministrit Saimir Tahirit

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka reguar në lidhje me lirimin nga burgu para kohe të ish-ministrit Saimir Tahirit.


Në deklaratën e sj Kim shprehet se është shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetrat të mosndëshkimit dhe priviligjimit për disa vazhdojnë në Shqipëri.

Deklarata e plotë:

Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në Shqipëri në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja.