21 vjetori i BDI-së, Ahmeti në Shkup, Mexhti në Tetovë

Më 5 qershor është data e themelimit të partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në krye me Ali Ahmetin.
Ahmeti këtë datë do të festojë në Shkup ku bën thirrje të gjithë aktivistëve e simpatizantëve të festojnë së bashku 5 qershorin si ditë feste të BDI-së
Më 5 qershor Bashkimi Demokratik për Integrim me koktej festiv do të festojë 21 vjetorin e formimit të kësaj partie.

Nëpërmjet një postimi në Facebook këtë e bëri të ditur lideri i kësaj partie Ali Ahmeti” thuhet në njoftimin e BDi-së

Nga ana tjetër, edhe Izet Mexhti do të festojë bashkë me “grupin e zjarrit” 5 qershorin, por Mexhiti bën thirrje që këtë datë të fesojnë në Tetovë.

Të nderuar anëtarë, simpatizantë, mbështetës të BDI-së për 21 vite me rradhë,
Fraksioni i Bashkimit Demokratik për Integrim ju fton që me 5 qershor (е hënë) në ora 14:00, së bashku të shënojmë datën e themelimit të BDI-së.
Manifestimi do të mbahet pranë pallatit të Kulturës në Tetovë.” ka shkruar Mexhiti./TS/