Zelenskyy uron presidentin Erdogan për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka uruar presidentin Recep Tayyip Erdoğan për suksesin e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Türkiye, transmeton Anadolu.


Zelenskyy publikoi një mesazh urimi në gjuhën turke nga llogaria e tij në rrjetet sociale.

“Përgëzoj presidentin Recep Tayyip Erdoğan për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale. Shpresojmë që bashkëpunimi ynë të rritet për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës dhe që partneriteti ynë strategjik të forcohet më tej për të mirën e vendeve tona”, shkroi Zelenskyy.