Z. Kryeministër kur do ta keni prioritet futjen e gjuhës shqipe në Kushtetutën e RMV-së?

Ejup Berisha

I nderuari Kryeministër Z. Dimitar Kovacevski e kamë një pyetje që do tua adresoj personalisht juve e ajo është kjo: Kur do të jete apo dhe kur do të bëhet prioritet gjuha shqipe për ju? E kamë fjalën për qështjen e futjes së saj në Kushtetutën e RMV-së, veprim me të cilin do të zëvendësohej termi ofendues dhe poshtrues 20 përqind për emërtimin e gjuhës shqipe këtu te ne. Ju përkujtoj se e njëjta është gjuha të cilën e flasin gati 30 përqind e pjestarëve të bashkësisë etnike shqiptare të cilët jetojnë këtu në RMV Qeverinë e të cilës e udhëheqni ju si njeriu i parë i saj. Z.Kocaqevski mund të mos jetë për ju ndoshta akoma prioritet kjo qështje por për të gjithë ne qytetarët shqiptarë shtetas të këtij shteti kjo është qështje shumë e rëndësishme por edhe tepër prioritare. Nëse i shohim dhe i lexojmë kronologjikisht të dhënat apo dhe faktet qështja e futjes së gjuhës shqipe në kushtetutë nuk ka qenë prioritet jo vetëm për ju por kjo ska qenë prioritare as për Kryeministrin e parë të RM-së të ndjerin Nikolla Klusev, prioritet gjuha shqipe nuk ka qenë as për ish Kryeministrat e tjerë si: Branko Crvenkovski, Ljubco Gerorgievski, Hari Kostov, Radmilla Sheqerinska, Vllado Buckovski, Nikolla Gruevski; Emill Dimitrievski e as për Zoran Zaevin. Do të përsëris këtë qështje tani për tani nuk e keni prioritet as ju Z Kovaqevski i cili jeni Kryeministër aktual i Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërsa duhet ta keni domosdoshmërisht qështjen në fjalë si prioritet shumë të rëndësishëm. Sa e dimë ne dhe i mbarë opinioni ju Z. Kovaqevski jeni Kryeministër i të gjithë qytetarëve të vendit, ndoshta nuk gaboj por ju jeni gjithashtu kryeministër edhe i qytetarëve shqiptarë, gjuhën e të cilëve nuk e keni në listën e qështjeve prioritare për futje në kushtetutë si gjuhë shqipe e cila do të përmendej realisht në mënyrë meritore në aktin më të lartë juridik të shtetit. E njëjta gjuhë në mënyrë absurde përmendet si përqindje dhe mendoj asnjë gjuhë tjetër në rajon përvec gjuhës tonë nuk përmendet si përqindje.Athua kjo nuk është diskrimiminim për të gjithë shqiptarët. Prandaj Z. Kryeministër se kuptoj se pse nuk është prioritet futja e gjuhës shqipe në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërsa cuditërisht futja e pjestarëve të bashkësisë etnike bullgare në të njëjtin akt u bë brenda natës super prioritet për shtetin tonë. Unë e di që qështja e futjes së bullgarëve është bërë e tillë për shkak të kushtëzimeve të Bullgarisë për fillimin e bisedimeve të shtetit tonë me BE-në. Por futja e gjuhës shqipe në Kushtetutë gjithashtu do të ishte kontribut për përparimin i të drejtave gjuhësore të pjestarëve të bashkësisë etnike shqiptare dhe kjo qështje gjithashtu është prioritet për antarsimin e shtetit tonë në BE.Dhe jo vetëm kaq i njëjti veprim do ta thellonte demokracinë përmes respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe do të ishte kontribut për kultivimin dhe thellimin e bashkjetesës mes pjestarëve të të gjitha bashkësive etnike të cilët jetojnë këtu në teritorin e shtetit tonë. Kryeministër Z Kovaqevski bëjeni sa më shpejtë prioritet zgjidhjen e qështjes së përmendjes së gjuhës shqipe në Kushtetutë si gjuhë zyrtare sepse pastaj më lehtë do ta keni që të kërkoni mbështetje dhe vota nga pjestarët e bashkësisë etnike shqiptare në zgjedhjet e radhës parlamentare të cilat pritet të mbahen këtu në RMV në vitin 2024.