Shah: Më 28 maj organizohet tournament “Kampioni i Tetovës”

Më moton “KAMPIONI I TETOVËS”, në organizim të Klubi i Shahut “Anpasan” – Tetovë, në bashkëpunim me Shoqatën kulturore “Vizioni M”, dhe me përkrahjen e Komunës së Tetovës, më 28 maj (e diel), do të organizohet një turnir masiv i shahut, ku do të marrin pjesë mbi 100 nxënës nga shkollat fillore dhe ato të mesme që gravitojnë në Tetovë dhe rrethinë. Sipas kryetarit të Klubit të Shahut “Anpasan” Nazmidin Imeri, turniri do të zhvillohet sipas rregullave të FIDE-s


Loja zgjat 10 minuta për lojtar me një rritje prej 2 sekondash për lëvizje duke filluar nga lëvizja e parë (10’+ 2”).
Të drejtë pjesëmarrje në këtë turnir kanë vajzat dhe djemtë që janë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë dhe rrethinë. Ndërsa pjesëmarrësit e turneut do të ndahen në dy grupe dhe ate:
Nxënësit e shkollave fillore – turneu numër 1 dhe
Nxënësit e shkollat e mesme – turneu numër 2
Turneu do të zhvillohet sipas sistemit zviceran me 7 raunde dhe do të zbatohen rregullat e FIDE-s për shah rapid (të shpejtë).
Regjistrimi për pjesëmarrje (mbiemri, emri, emri ishkollës dhe klasa) duhet të dërgohen në Email:
[email protected] dhe [email protected]
Turneu fillon në orën 9 e 30 dhe do të zhvillohet sipas orarit të organizatorit. Pjesëmarrja e nxënësve është falas, ndërsa nga ana e organizatorit është siguruar ushqimi (senduiça) dhe uji
Për lojtarët më të suksesshëm në çdo turne sigurohen kupa, medalje dhe diploma.
Pra qëllimi i këtij turneu “KAMPIONI I TETOVËS”,është që të zbulohen talent të kësaj loje që tanimë po implementohet edhe si lëndë në shkollat fillore.
Turneun do ta mbikqyrin refer profesionist të shahut ndërsa pjesëmarrës pritet të jetë edhe Sasho Bogdanovq kryetar i Federatës së Shut të Maqedonisë së Veriut.

Përgatiti; Shaban Sinani /KlanMacedonia/