Seleksionuesi Sautgejt ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut

Në pragë të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”, seleksionuesi i kombëtares angleze , Garet Sautgejt, ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e qershorit kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut .
Në listën e seklsionuesit anglez si debutues është ftuar ylli i Kristal Pallas, Eberechi Eze, serishështë Alexander-Arnold përherë të parë që nga Kupa e Botës në Katar, ndërsa janë ftuar edhe Luis Dunk i Brajton dhe Tajron Mings i Aston Villas. Jashtë liste kanë mbetur Rahem Sterling dhe Fikayo Tomori
Kujtojmë, Anglia pas dy xhirove të para në kuadër të grupit “C”, kryeson renditjen me 6 pikë të fituara, duke lënë pas Italinë dhe Maqedoninë e Bllagoja Milevskit, që ka zhvilluar vetëm një ndeshje, duke mundur Maltën në Shkup me shifrat 2:1.


Lista e futbollistëve të ftuar:
Portierë: Sam Johnstone (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), Aaron Ramsdale (Arsenal)

Mbrojtësit: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Lewis Dunk (Brighton & Hove Albion), Marc Guehi (Crystal Palace), Harry Maguire (Manchester United), Tyrone Mings (Aston Villa), Luke Shaw (Manchester United), John Stones (Manchester City), Kieran Trippier (Newcastle United), Kyle Walker (Manchester City).

Mesëfushorët: Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Eberechi Eze (Crystal Palace), Eberechi Eze (Crystal Palace), Jordan Henderson (Liverpool), Kalvin Phillips (Manchester City), Declan Rice (West Ham United)

Sulmuesit: Phil Foden (Manchester City), Jack Grealish (Manchester City), Harry Kane (Tottenham Hotspur), James Maddison (Leicester City), Marcus Rashford (Manchester United), Bukayo Saka (Arsenal), Callum Wilson (Newcastle United)

Shaban Sinani /KlanMacedonia/