Religjioni i imoralitetit

Të jeshë bashkëpunëtorë i Shaqir Fetait do të thotë të jeshë i gatshëm që ta hashë thikën pas shpine në çdo çast kur të vlerësojë Shaqir Fetai se tash e tutje nuk i duhesh më as si prezervativ! Të bashkëpunoshë, të bashkëveproshë dhe të bashkëmendoshë me Shaqir Fetain do të thotë të pranoshë vullnetarisht që të përfundoshë në fundet më të trishta të Xhehenemit, aty ku e kanë vendin hipokritët


Nga Mahir Rexhepi

Shaqir Fetai, ky farë instalacioni i shpifur i pushtetit maqedonas që e vuri dhunshëm në krye të BFI-së, me gjasë e ka bindur veten se është i aftë për “postulate”! I ka thënë vetes, meqë Shaqir efendi nuk po bën asgjë në BFI, meqë nuk po e kupton as shkronjën “r” nga fjala “reformë”, meqë ke dështuar në të gjitha nivelet organizative (intriganti nuk mundet të jetë organizator), meqë po merr rrogë dhe meqë po shpenzon pa hesap nga arka e BFI-së, atëherë, merru me “postulate”, se një ditë do të bëshë një libër prej tyre! Dhe, ia nisi diku përgjatë Muajit të Ramazanit, kur kuptoi se nuk po ia ka haberin në aspektin organizativ, por, çuditërisht, ndërpreu sapo iku në Berlin, sa për të hëngër rrugës ndonjë “qevapçiç” si dhe sa për të marrur ndonjë mëditje të mirë! Do t’i që në Berlin “i humbi” pasaporta diplomatike dhe u hidhërua me veten e me Zotin! I la “postulatet”, deri para do ditëve kur ndjeu se i dogj mirë zuza.

Kur i pashpirti të shpalos “shpirtin”

Në librin “Kështu foli Shaqir Fetai” të publicistit të mirënjohur shqiptar, Faik Shahinbejlliut, në të cilën për një vit rresht komentohet çdo paraqitje publike e Shaqir Fetait, të “brumosura” me anafabetizëm e budallallëqe nga më qesharaket, është lakuriqësuar impotenca intelektuale e të gjorit Shaqir Fetai. Pasi të lexohet ky libër, e ke shumë të qartë se cili është kapaciteti i këtij farë “alimi” në publikimin e “postulateve” bajate të cilat, ose i ka plagjiat, ose i ka të keqpërkthyer, ose i ka mendime “perlë” si ato të të krisurve në tru!
“Postulati” me numër 14 i Shaqir Fetait (i botuar në fb-un e tij) mundohet të na shitet si “ligjeratë morale”! Por, prej kujt? Prej Shaqir Fetait, që tashmë është i shpallur si monument i të gjitha të këqiave dhe haramit që të nxjerr tërësisht prej feje! Njeriu me shkallën më të lartë të imoralitetit të vet të të shesë moral?! Shaqir Fetai nuk është ai që mund t’u flasë njerëzve se çka është vlera, çka është e mira, çka është morali, çka është feja, çka është islami, çka është Xheneti… Shaqir Fetai, po të kishte mend, për këto dy vite mjaftueshëm ka pasur kohë që të reflektojë mbi gabimin jetik që ka bërë, mbi tradhëtinë e madhe, mbi krimet sociale që i ka bërë në emër të shefit të vet, të cilit, ia ngul thikën pas shpine në ditën kur këtij iu rras mendja se mund të pranohet “reis”! Atë “reis” mund ta bëjnë forcat politike të pushtetit, por ama, a mund ta ketë bekimin e Zotit? Kurrë! Sepse, Zoti nuk është asnjëherë në anën e tradhëtisë, në anën e shitjes së shpirtit, në anën e hipokrizisë!
Shaqir Fetai, atyreve që u drejtohet me “postulate morale”, e di fare mirë që asnjëri nuk kanë bërë vepra të tmerrshme siç i ka bërë vetë Fetai! E di fort mirë që asnjëri prej tyre nuk ka tradhëtuar, nuk ka vjedhur vakëf, asnjëri prej tyre nuk ka spiunuar, asnjëri prej tyre nuk ka shitur parime e interesa të përgjithshme në interes të karrierës personale, asnjëri prej tyre nuk ka shfrytëzuar miq e dashamirë për kapjen pa meritë të majave të karrierës djallëzuese, asnjëri prej tyre nuk ka haram hipoteka siç i ka Shaqir Fetai. Zoti thotë që mos t’i besohet hipokritit, se ai është mashrues, sepse ai tërë jetës mendon se po ia del duke e mashtruar edhe Zotin!
Për këtë biçim myslimani si Shaqir Fetai, Allahu xh.sh. thotë: “O i Dërguar! Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Strehimi i tyre është Xhehenemi; sa vendbanim i shëmtuar” (et-Teube, 73).

Të jeshë bashkëpunëtor i Shaqir Fetait

Të jeshë hoxhë i Shaqir Fetait do të thotë të diskriminohesh, të jesh “mish për top”, të jeshë shërbëtor klasik i “reisit”! Të jeshë hoxhë i Shaqir Fetait do të thotë të ngelësh pa dinjitet, të ngelësh pa esencën e ëmbëlsisë së fjalës “hoxhë”! Të jeshë hoxhë i Shaqir Fetait do të thotë të jeshë i nëpërkëmbur; shërbimi të të paguhet lëmoshë në dorë, si lypsarit, apo hamallit; të mos paguhesh kurrë dinjitetshëm, në bankë, të keshë xhirollogarinë personale, kartelën e bankomateve, të jeshë i siguruar, të presësh një pension të dinjitetshëm.
Të jeshë bashkëpunëtorë i Shaqir Fetait do të thotë të jeshë person që urrehesh prej masës; të jeshë bashkëpunëtorë i Shaqir Fetait do të thotë të jeshë i gatshëm të mbashë mbi supe peshën e etiketimit “je spiun si ai”, “je udbash si ai”, “je tradhëtar si ai”, “je hajdut si ai”, “je hipokrit si ai”…
Të jeshë bashkëpunëtorë i Shaqir Fetait do të thotë të jeshë i gatshëm që ta hashë thikën pas shpinë në çdo çast kur të vlerësojë Shaqir Fetai se tash e tutje nuk i duhesh më as si prezervativ! Të jeshë bashkëpunëtorë i Shaqir Fetait do të thotë që të pajtohesh me fatin tënd që të përfundoshë maje plehut, siç ka përfunduar ai që është vetëshkrirë duke e lavdëruar dhe duke ia bërë karrierën në mëyrë fallco Shaqir Fetait. Të bashkëpunoshë, të bashkëveproshë dhe të bashkëmendoshë me Shaqir Fetain do të thotë që të pranoshë vullnetarisht që të përfundoshë në fundet më të trishta të Xhehenemit, aty ku e kanë vendin hipokritët.

Varrtari i vakëfit

Shaqir Fetai hoqi dorë nga Hoteli-vakëf i BFI-së në të mirë të përfitimit banesa të lojalistëve të tij që janë sahanëlëpirës të shpifur! Duke vepruar kësisoj Shaqir Fetai, e dëmtoi shum rëndë vakëfin e BFI-së. Ai kishte përvojë në shkaktim të dëmit mbi vakëfin, duke filluar nga dëbimi i arabëve të cilët kishin ardhur në Gostivar për të investuar në qendër të qyteti duke ndërtuar një qendër tregtare e cila do të ngelte vakëf për Myftininë e Gostivarit (mbi 6 milion dollarë). Më tej ai vazhdoi me heqjen dorë nga një pjesë e varrezave të Tetovës, në të mirë të bisnesit të një serbi! Me hqjen dorë ngë “Ibni Pajko”, Shaqir Fetai praktikisht e shtyu kufirin e Shkupit Shqiptar i cili, tashmë nuk është te Ura e Gurit por te Ura e Universitetit të EJL-së! Shaqir Fetai edhe sot e kësaj dite nuk interesohet për vakëfin i cili deri para dy-tre viteve ishte selia e Myftinisë së Shkupit! Shaqir Fetai “mburret” me Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ndërkohë që objekte private po “lulëzojnë” në pronën e vakëfit! Shaqir Fetai nëse jo para institucioneve të drejtësisë, një ditë gjithësesi që do të përgjigjet para Zotit: çka u bëre miliona bonove me vlerë! Ku e le kompleksin e Teqes Arabati…
Këto ditë përuroi BESISTENIN në Çarshinë e Vjetër të Shkupit të cilin e paska shndërruar në “Qendër kulturore dhe në Institucion të hivzit për vajzat”! Kështu veprohet kur njeriu nu ka koncept, kur nuk ka strategji, kur njeriu është i predispozuar të veprojë kundër fesë islame, kundër zhvillimit të jetës islame!
Po ku di Shaqir Fetai se çka është “qendra kulturore”! A ka Shaqir Fetai kuadër për ta zhvilluar këtë qendër kulturore, çfarë kulturore do të zhvillojë aty, çfarë dege kulturore do të lulëzojë aty. Si e ka konceptuar këtë qendër havdalli! Po pse vajzat a nuk mund të kryejnë hifzin nëpër shtëpitë e tyre, nëpër mektebet e xhamive, në Medrese, në Fakultet, por duhet të futen në qendër të Çarshisë së Vjetër, nëpër kthina e birucë!
A e di Shaqir Fetai se çka do të thotë Bezisten? A e di se për çka kanë shërbyer? Pse a mos kanë qenë budallenjë të parët tanë që ato qendra i kanë mbajtur si qendra tregëtare, si vende që kanë gjeneruar përfitime materile për ta zhvilluar jetën sociale por edhe atë islame! Një kompleks i mrekullueshëm me lokale, që do të mund të shndërroheshin në puntori e në dyqane që do ta kthenin në identitet Bezistenin, Shaqir mjerani themelon “qendra kulturore” dhe “Institucione” duke e devalvuar deri në asgjë fjalën “qendër kulturore” dhe fjalën “institucion”! Qendra e institucione pa aktet themeltare, pa borde themelues, pa statute, pa rregullore, pa kuadro gjegjëse! Vetëm truri i Shaqir Fetat që mund të lejojë gafa të tillë!

Shaqir Fetait i humb pasaporta diplomatike

Kur dikush të bën ndonjë nder, ke detyrim moral që t’i shkoshë në shtëpi dhe ta falënderoshë. Vetëm xhambazët kërkojnë që personi që ua ka bërë ndonjë nderë të ftohet në dyqan dhe, edhe t’ua blejë një kilogram sheqer edhe ta falënderojnë për punën e kryer!
Kështu vepron edhe Shaqir Fetai, si xhembazët e pafytyë. Në Berlin e humb pasaportën diplomatike! Kështu deklaroi Shaqir Fetai dhe, kështu “po besojmë” edhe ne! Shkon në Ambasadën maqedonase dhe kërkon pasaportë tjetër! O bilmez, në ambasadë vetëm mund të marrësh një fletë udhëtimi sa për t’u kthyer në venin tënd. Nuk ka pasaporta diplomatike nëpër ambasada!
Vjen në Maqedoninë e Veriut personi nga personeli i ambasadës që i ka ndihmuar për atë vërtetim udhëtimi dhe, Shaqir Fetai, në vend që ta ftojë në ndonjë lokal, t’ia japë një drekë apo një kafe në shenjë falënderimi, ky e fton në zyre për ta falënderuar dhe për ta bërë një “lajm”! Pikërisht si xhambazi, edhe ta shet një gilogram sheqer edhe të thotë falemnderit që ishe për të më vizituar!
Dhe, kur jemi te “lajmet” një pyetje publike për Shaqir Fetain: a ka mor aty ndonjë kryeredaktor, a kandonjë gazetar, a ka ndonjë lektor, ndonjë që e njeh sado pak gjuhën shqipe, dhe, t’ia redaktojë tekstet Shaqir Fetait para se t’i nxjerrë në fb-un e vet si dhe në faqet e tyre elektronike! Edhe asociacionet më të varfëra dhe më të kota, në aspekt të informimit janë akademi të paarritshme për këtë “shërbim” të Shaqir Fetait!