Real Madridi vazhdon mbretërimin, shpallet për herë të 11-të kampion në Euroligë

Real Madridi është kampioni i ri në Euroligë.


Gjiganti spanjoll e fitoi sonte titullin e 11-të të kampionit në histori të klubit në këtë garë.

Real Madridi mposhti sonte në finale Olympiacosin, një ndeshje që ishte e barabartë dhe dramatike.

Ndeshja e zhvilluar në “Zalgirio Arena” të Lituanisë përfundoi me rezultatin 78:79.

“Los Blancos” triumfuan në sekondat e fundit falë një dypikëshi të Sergio Llull.