“Prostitucioni” politik i BESËS me Aletrantivën, dhe brava pa çelës!

Shkruan: TS


Kush i ndau që të bashkohen?! Këtë përgjigje e ka të vështirë t’a jep dikush, por që diçka dihet tashmë.

Besa dhe Alternativa i mbyllën hermetikisht dyert njëra-tjetrës dhe opinioni i di skenat e bravave dhe çelësit.

Ata për pak sa nuk kaluan në një ekstrem të rëndë që mes tyre mund të përfundonte me skena më të rënda gjakderdhjeje ndërsa tash po lind një “dashuri” e re mes tyre.

Por përse tani?! Kush do të shpëtojë nga shuarja politike, partia e unazave apo ajo tjetra e hajdutëve.

Të dyja bashkë harruan faktin se çfarë bënin armata e tyre e simpatizantëve për të fyer deri në pafundësi njëra tjetrën me etiketime të ulëta, vulgare dhe imorale.

Po tani kur po bëhen bashkë nga një hall i madh “unazat” dhe “abuzuesit” e rinj të pushtetit të vogël që kanë, po rrëshqasin në një prostitucion politik të paparë .”Bashkimi” i tyre nga një zort i madh tregon sa poshtë ka rënë politika shqiptare.

Si mund t’u besosh pushtetin atyre që për parti u bënë copë.

Tash kush do tia falë mëkatet njëra tjetrës, Gashi Kasamit që bëri koalicionion “Mozeme” apo Kasami Gashit koalicionin me ASH-në tradhëtare?

Ende pa nisur mirë koalicioni i “protsitucionit” politik mes BESËS dhe Alternativës, Kasami si duket është duke e tradhëtuar. Në proflin e tij në FB, Kasami nuk e ka shpërndarë fotografinë e përbashkët me Gashin, pasi ai e di se çka bëri për një çelës të një brave të prishur.

Ky bashkim i tyre jo që nuk i tremb partitë tejra, pasi në anketat e fundit Alterantiva nuk është duke kaluar aas 1% të mbështetjes ndërsa BESA është në rrënie drastike për shkak të aferave të fundit në komunën e Tetovës dhe Zhelinës.

E çka do të bëjnë zeroja dhe njëshi nëse bashkohen?

Andaj ky bashkim i tyre do të përfundojë se kush do ta merr çelësin e bravës dhe për të hapur derën e një bashkimi humbës edhe në zgjedhjet e radhës.