Organizohet turneu i madh në futbollin e sallave “TETOVA 2023” shpërblime të mëdha për tre vendet e para

Në sallën e Gjimnazit të Tetovës,për herë të parë do të organizohet një turne futbolli që do të jetë në të ardhmen tradicional shkruan Tetovasot.
Formati i këtij turneu është 4+1 me super shpërblime për tre vendet e para.Paraqitja e ekipit është 120 euro ndërsa fituesi i vendit të parë do shpërblehet me 1500 euro i dyti me 700 euro ndërsa me 400 euro vendi i tretë .
Organizatorët e këtij evenimenti sportiv thanë se përmes këtij spektakli futbolli pritet të marrin pjesë ekipe dhe lojtarë shumë cilësorë që pritet poashtu të dhurojnë momente të veçanta .Ata i ftojnë të marrin pjesë në turneun tradicional në futboll të vogël për herë te parë në qytetin e Tetovës që titullohet “TETOVA 2023”. Turneu do të filloj nga data 15 Qershor 2023, ndërsa paraqitja e ekipave do te bëhet nga data 25 maj 2023 deri më datë 13 qershor 2023. Turneu do të mbahet te Salla e Gjimazit afër Xhamisë se Larme ne Tetovë.


Për rezervime te ekipeve, mund të lajmëroheni në këto numra:
070/ 517-066
070/ 555-538