Opozita kërkon të raportojë Kurti për veriun/ PDK: Nuk do të qëndrojmë duarkryq

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka thënë se të gjitha Grupet Parlamentare kanë kërkuar të mërkurën që të raportojë kryeministri Albin Kurti për gjendjen në veri dhe për raportet me aleatët ndërkombëtarë në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deputeti Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, theksoi se si parti nuk do të qëndrojnë duarkryq, duke shtuar se duhet të sanohet dëmi i shkaktuar nga Qeveria pas sanksioneve nga Amerika.

“31 maj I këtij i viti e gjen Kosovën në një pozicion shumë të dëmshëm dhe të palakueshëm. Pra, një vend që është çliruar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka shpallur pavarësinë pikërisht me mbështetjen e SHBA-ve dhe sot pra 31 maj e gjen vendin tonë në ballinat e gazetave më të mëdha botërore si: BBC, CNN e shumë media të tjera ndërkombëtare si një vend i cili tashmë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi ai.

Pas sanksioneve të para të NATO-së për anulimin e ushtrimeve “Defender Europe 2023”, Ai tha se agjenda ndërkombëtare e Kosovës është dëmtuar shumë dhe paralajmërimet e SHBA-ve për pozicionin që kanë marrë ndaj Kosovës janë shqetësuese dhe të dëmshme.

Deputeti Tahiri ka thënë po ashtu se kryeministri Albin Kurti duhet sa më parë të raportojë në Kuvend për gjendjen në veri.

“Si Grupe Parlamentare kemi kërkuar që ta kemi një raportim së më të shpejt të kryeministrit për gjendjen në veri dhe në raport me aleatët tanë dhe në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi ai./kosovapress