Muriqi, në top-5 golashënuesit në La Liga

Vedat Muriqi po kalon nëpër një sezon mjaft të mirë personal.


Ai arriti objektivin e tij me Mallorcan, për ta siguruar mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll

Sonte, Mallorca fitoi 1:0 ndaj Valencias, me golin e shënuar pikërisht nga sulmuesi kosovar, që ia dha tri pikët e radhës ekipit të tij.

Deri tani, Muriqi ka shënuar 14 gola dhe gjendet i pesti në listë, aq sa ka edhe Griezmann që është i katërti.
Krahas 14 golave, Muriqi ndihmoi edhe me tri asistime në La Liga.