Mesiq kritika Brukselit: Rruga e antarësimit është zgjatur pa nevojë!

Ish presidenti kroat, Stipe Mesiq, ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë nga dinamika e ngadaltë e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, njofton KlanM.

Ai i ka drejtuar kritika Brukselit, duke thënë se, të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor janë në një rrugë të gjatë të panevojshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Duke folur konkretisht për vendin, ai tha se, Maqedonia veçmë moti duhej të ishte anëtare e Unionit dhe i bëri thirrje presidentes së Komisionit Evropian të bëj çmos që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkëngjiten sa më shpejtë BE-sw.

STIPE MESIQ, ISH PRESIDENTI KROAT

“Tërheqja e BE-së po zbehet pak dhe kjo nuk është mirë, sepse themeluesit e BE-së ishin liderë dhe e dinin se çfarë duan. Sot, të më falni, por nuk shoh liderë të vërtetë, as në Evropë, as në botë, ato janë burokratë me paga të larta në Bruksel, por nuk shoh rezultate. Në vend që të përshpejtohet anëtarësimi i vendeve që presin dhe t’u ndihmohet që sa më shpejtë të hyjnë në Evropë, po zbehet tërheqja”.

Edhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, gjatë fjalimit të tij në Forumin Energjetik të Maqedonisë, sic percjell KlanM, ka kritikuar qasjen e Brukselit ndaj vendeve të rajonit, veçanërisht në kriza si ajo e shkaktuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës, apo ajo me pandeminë.

Pendarovski tha se Brukseli, në kriza të tilla, duhet të sillet sikur të jemi anëtare.

STEVO PENDAROVSKI, KRYETAR I RMV-së

“Vendet e Ballkanit Perëndimor, vet me resurset e veta të brendshëm, nuk mund t’i zgjidhin këto probleme dhe duhet të jenë pjesë e BE-së. Fatkeqësisht viteve të fundit interesi i Brukselit për rajonin tonë ka rënë në mënyrë drastike, ndërsa kjo ka shkaktuar rënie të mbështetjes dhe rritje të euroskepticizmit te qytetarët e shteteve tona”.

Nën organizim të Institutit Zip dhe në partneritet me Qeverinë dhe Delegacionin e BE-së në Shkup, sic njofton KlanM, u mbajt Forumi Energjetik me temë “Përmirësimi i trekëndëshit Politika-Financa-Teknologji energjetike për rezistencë energjetike dhe tranzicion të gjelbërt.

Duke folur për këtë temë, Pendarovskit theksoi se, shtetet e vogla vështirë se mund të ndikojnë ndaj skenës globale dhe mënyra e vetme që t’i projektojnë interesat e veta jashtë kufijve të veta është përmes pjesëmarrjes në organizatat ndërkombëtare.