Manchester United në kërkim të një sulmuesi, hedh sytë nga Hojlund

Manchester United është në kërkim të një sulmuesi qendror dhe këtë herë ka vënë sytë mbi Rasmus Hojlund.


Sulmuesi i Atalanta është ndër lojtarët e preferuar të Ten Hag dhe ndoshta e merr së bashku me Harry Kane.

40 milionë euro kërkon klubi italian për shërbimet e tij, por Manchester United duhet të fitojë garën me Chelsea. Gjithashtu mediat britanike raportojnë se edhe Juventus e sheh si zëvendësuesin ideal të serbit Vlahovic në rast largimi të këtij të fundit.