Lind foshnja e parë me “3 prindër”

Shkenca ka evoluar dhe tashmë nuk është çudi që një fëmijë të ketë më shumë sesa 2 prindër.


Ka lindur në Britaninë e Madhe foshnja e parë e krijuar nga tre prindër gjenetikë. Mjekët krijuan një fëmijë me tre prindër për të parandaluar sëmundjet e trashëguara, duke përdorur një teknikë të njohur si trajtimi i dhurimit mitokondrial.

Shumë çifte kanë humbur fëmijë për shkak të këtyre komplikacioneve mitokondriale dhe kjo teknikë shihet si e vetmja mundësi që ato të kenë një fëmijë të shëndetshëm. ADN-ja bërthamore i jepet fëmijës nga nëna dhe babai, të cilat përcaktojnë karakteristikat kryesore si personaliteti dhe ngjyra e syve. Procedura e një dhurimi të tillë i lejon gratë të ndërrojnë mitokondritë e tyre të sëmura me mitokondritë e shëndetshme, të marra nga veza e një gruaje të dytë, ose sic quhet prindi i tretë. Ndërsa foshnja teknikisht do të ketë dy nëna, nëna e dytë në secilin rast nuk do të ketë lidhje reale gjenetike me fëmijën, duke kontribuar vetëm me 0.1% të ADN-së së saj.

Autoriteti i Fertilizimit dhe Embriologjisë Njerëzore nuk ka dhënë një numër të saktë të foshnjave të lindura sipas kësaj teknike me qëllim mosidentifikimin e tyre, por tha se numri i fëmijëve me mitokondri të dhuruar nëpër botë ishte më pak se pesë që nga 20 prilli 2023. Britania u bë vendi i parë në botë që legalizoi foshnjat me tre prindër në vitin 2015.