Kovaçevski: BE-ja e kuptoi gabimin strategjik me veton për Shkupin dhe Tiranën!

Kryeministri Dimitar Kovaçevski I ëhstë drejtuar Forumit GLOBSEK 2023 në Bratislavë në temën “Rrugë të hapura; Ballkani kthehet në lojë”. Sipas Kryeministrit, mbështetja nga fondet evropiane është kyçe për zhvillimin e vendeve të Ballkanit, kurse anëtarësimi në BE rruga e vetme drejt progresit.

Në vend që Ballkani të stigmatizohet, ndonjëherë është mirë të dëgjohen mendimet e vendeve të Evropës Juglindore, kur bëhet fjalë për çështje që janë në interes të BE-së dhe Evropës – ishte mesazhi I Kryeministrit Kovaçevski, sic njofton KlanM, në panelin e Forumit GLOBSEK 2023 në Bratislavë, në panelin me temë “Rrugë të hapura; Ballkani kthehet në lojë”.

Kovaçevski në këtë panel, nuk nguroi t`ia përmend BE-së gabimin strategjik, sic tha me imponimin e vetos për Shkupin dhe Tiranën.

“Vlerësoj se pas luftës në Ukrainë, BE-ja e kuptoi gabimin strategjik që e bëri para disa viteve kur u imponua vetoja për RMV-në dhe Shqipërinë. Kur bëni gabim strategjik nuk mund të zgjidhni për 5 minuta. Gabimet strategjike kanë efekt, së paku, në periudhë prej 5 deri 10 vite” – tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski më pas zbuti tonet. U shpreh se presidentja e Komisionit Evropian është mike e RMV-së dhe Shqipërisë dhe që ka ndihmuar në kohëra të sfidueshme sic ishte pandemia, kriza ekonomike dhe energjetike.

“Ndihmën që morëm ishte e domosdoshme në atë kohë, por duhet të potencoj se popylli ynë, institucionet tona, bashkë me Kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë, punojmë së bashku me qëllim të tejkalimit të krizave dhe kaluam dimrin” – tha Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski është prononcuar edhe për sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor, sic njofton KlanM, duke potencuar rëndësinë e krijimit të kushteve të bashkëpunimit dhe nxitjes së rritjes ekonomike të rajonit. Për këtë, sic tha, rol luan edhe BE-ja për prosperitetin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe gjetjes së mënyrave për partneritete ndërkombëtare.