Interi e mposht Atalantan dhe e siguron Ligën e Kampionëve

Interi e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Zikaltrit triumfuan 3:2 ndaj Atalantas në ndeshjen e vlefshme për javën e parafundit në Serie A.

Lukaku dhe Barella shënuan dy gola të shpejtë në tre minutat e parë të ndeshjes.

Rezultati u ngushtua nga Pasalic në të 36-tën, para se Lautaro Martinez të realizonte për 3:1.

Krejt në fund, Atalanta realizoi edhe një gol tjetër për rezultatin 3:2.

Me këtë fitore, Inter ngjitet në vendin e dytë në tabelë me 69 pikë dhe e ka të siguruar Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Kurse, Atalanta mbetet e pesta me 61 pikë gjithsej.