Gjarpri hyn në Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë (VIDEO)

Në një video dërguar në adresë të TS, shihet se si një gjarpër ka hyrë në Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë. Siç shihet një punonjës mundohet që të ndalojë dhe të nxjerrë nga korridori i Shtëpisë së Shëndetit.

Siç kanë raportuar për TS, fatmirësisht gjarpërin e kanë kapur dhe e kanë nxjerrë jashtë korridorit dhe nuk ka pasur ndonjë të kafshuar.

Ndryshe Spitali i Kërçovës është një nga spitalet më të shkatërruara në vend dhe nuk është çudi se pas gjarpërit çka mund të hyje në këto objekte shëndetësore./TS/