E then penisin në 3 vende gjatë aktit seksual

Një burrë e theu penisin e tij në tre vende gjatë momentit që po kryente marrëdhënie seksuale me partneren. 36-vjeçari nga Tanzania, emri i të cilit nuk është bërë publik, u paraqit në spital me organin gjenital të gjakosur, shkruhet në “International Journal of Surgery Case Reports”.

Ai ankohej se kishte dhimbje dhe se prej 5 orësh kishte hemorragji nga uretra, gypi që nxjerr jashtë trupit urinën dhe spermën. “Penisi i tij doli, u çorientua dhe goditi perineumin e femrës kur ai u përpoq të penetronte sërish”, shkruajnë mjekët.

“Impakti duhet të ketë qenë i fortë që ka shkaktuar një frakturë të tillë”. Pacienti humbi shpejt ereksionin dhe kaloi në agoni. Ai iu drejtua një klinike mjekësore që i dha qetësues dhe më pas e dërgoi menjëherë në spital.

Urologët atje thanë se organi i tij ishte “pak i përdredhur”, i fryrë dhe i mbuluar në gjak. Por pjesa tjetër ishte tërësisht në rregull.