E padëgjuar! Mjekja flet për djalin që humbi dëgjimin kur e puthi e dashura në vesh…

Një në katër persona në Angli do të vuajë nga humbja e dëgjimit deri në vitin 2030 për shkak të faktit se ata po dëgjojnë muzikë shumë me zë të lartë, sipas një studimi të ri.


Shifrat e publikuara së fundmi tregojnë se mbi 1/3 e pacientëve që mbërrijnë në spital me probleme dëgjimi janë nën 50 vjeç, duke llogaritur pothuajse 50.000 pranime.

Klodiana Zaharia, otorinolaringologe tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se personat që punojnë në ambientet e zhurmshme janë ata që me kohën manifestojnë probleme me dëgjimin.

Ajo tregoi rastin e një të riu që kishte humbur menjëherë dëgjimin pasi e dashura e kishte puthur në vesh.

“Të rrezikuar nga humbja e dëgjimit janë që nga punëtorët e fasonerive, deri te D.J, oficerët e policisë që bëjnë qitje pa kufje, të gjithë adoleshentët që përdorin kufje vazhdimisht. Një rast i veçantë që më ka ardhur ka qenë një çift, që duke luajtur me njëri-tjetrin, djali kishe humbur dëgjimin pasi vajza e kishte puthur afër veshit. Aq e fortë ishte puthitja e buzëve afër veshit saqë i ishte çarë daullja e veshit”, tregoi mjekja.