Çfarë ngjyre ka dielli në të vërtetë?

Mund të duket si një pyetje e parëndësishme, por përkundrazi, ajo mban brenda vetes pyetje vërtet të rëndësishme fizike dhe filozofike. The Washington Post vuri re se këto ditë kjo pyetje po shqetësojnë një pjesë të njerëzve në Twitter.


Debati u krijua nga një postim i gazetares në Twitter, Jacqui Deevoy, e cila pyeste veten se si ishte e mundur që dielli të kishte “ndërruar ngjyrë” nga ajo që kujtonte si fëmijë.

Perceptimi i ngjyrës varet nga gjatësia e valës së rrezatimit të emetuar nga objekti i vëzhguar. Megjithatë, le të mendojmë për një person të verbër, perceptimi i të cilit për ngjyrat është krejtësisht i ndryshëm nga ai i shumicës së njerëzve.

Dielli nuk ka vetëm një ngjyrë

Mënyra se si vëzhgojmë varet pikërisht nga gjatësia valore e variacioneve, të cilat në vetvete janë shumë të ndryshme. Në fakt, ato kanë një gamë që mund të ndryshojë nga rrezet infra të kuqe në ultravjollcë. Prandaj, fëmijët që e vizatojnë diellin si një top të madh të verdhë nuk e kanë krejtësisht gabim.

Gjatësia e valës së rrezatimit nga dielli

Në të vërtetë, midis gamës së gjatë të rrezatimeve, ka disa që sytë tanë (dhe truri ynë) i perceptojnë si të verdhë. Për më tepër, NASA shpjegon gjithashtu se rrezatimi filtrohet nga grimcat atmosferike. Gjithashtu duhet ditur se pjesa më e madhe e rrezatimit të emetuar nga dielli është blu-jeshile në sytë tanë.

Pse e shohim perëndimin e kuq të diellit?

Ne e shohim perëndimin e diellit me një ngjyrë të ndezur portokalli-kuqe meqenëse dielli është i ulët në horizont dhe për këtë arsye drita e tij duhet të kalojë përmes një shtrese shumë më të trashë atmosfere, e cila për rrjedhojë ” eliminon” një përqindje edhe më të lartë të rrezatimit blu-jeshile, dhe pothuajse vetëm ato të kuqe mund të arrijnë në sytë tanë.

Pse e shohim diellin lart në qiell të bardhë?

Ajo që ne shohim si të bardhë është në fakt rezultati i mendjes sonë që integron të gjitha rrezatimet e spektrit të dukshëm, kur ato arrijnë te foto receptorët në sytë tanë në të njëjtën kohë. Nuk mund të thuhet se dielli është i një ngjyre apo një ngjyre tjetër. Nuk ka përgjigje të drejtë apo të gabuar, vetëm perceptimet tona për rrezatimin janë të sakta.