Borrell: Prishtina të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm e destabilizues

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, tha se Prishtina duhet të depërshkallëzojë situatën në veri dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm e destabilizues.

Pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Borrell shkroi në Tëitter të dielën se duhet vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm mes Misionit të EULEX-it dhe të NATO-s në Kosovë, “për një mjedis të sigurt”.

“Fola me Jens Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës. Ne pajtohemi që Prishtina të depërshkallëzojë situatën dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm e destabilizues”, shkroi ai.