Ancelotti e pranon: Real Madrid më ka garantuar se do të qëndroj

Carlo Ancelotti ka folur në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Valencia dhe ka theksuar se klubi i ka garantuar qëndrimin.


“Klubi më ka garantuar se do të qëndroj. Ne patëm një takim me Florentino Perez dhe ai tregoi mbështetjen e tij. ne folëm për ndeshjen e së mërkurës. Ne po ecim përpara me të njëjtin iluzion për t’i bërë gjërat mirë.

Është e qartë se është një eliminim që dhemb, por nuk duhet të harrojmë se ishte gjysmëfinale. Ishim afër të luanim një tjetër finale. Ndonjëherë mund të gjesh një ekip më të mirë se vetja. Duhet të shikojmë për Champions League të sezonit të ardhshëm.

Brazili? Mendoj se të gjithë e dinë situatën time”, është shprehur Ancelotti./h.ll/abcnews.al